Video, ja si u ekzekutua Ilirjan Sulku në Amsterdam

 

Masakra e 27 majit në Tiranë ku mbetën të vdekur Besnik Sulku, Mentor Lufi dhe Gerti Goxhaj, ka rikthyer edhe njëherë vëmendjen tek vrasja e vëllait të Besnikut, Ilirjan Sulkut në qytetin e Roterdamit në Holandë.

Më 28 Maj një televizion holandez ka publikuar një video prej 8 minutash ku tregohet me detaje e gjithë skena e ekzekutimit të  Ilirjan Sulkut.

Për vrasjen e Sulkut kanë marrë pjesë dy persona. Në automjetin BMW të përdorur në vrasje, hetuesit mësohet se kanë gjetur gjurmë të autorëve.

Në foto: Ilirjan Sulku, momenti i vrasjes dhe largimi i autorëve

Ngjarja
E hënë në mbrëmje 6 prill, Ilirjan Sula me Smartin e Zi ishte në qendër të Roterdamit. Në fund të mbrëmjes ai niset në drejtim të apartamentit të tij në Ridderkerk.

Ai po shkon tek shoqja me të cilën bashkëjeton prej këtij fillim viti dhe që e ka njohur verën e kaluar.

Me Whatss up Ilirjani lajmëron rreth 23:30 se do të jetë shpejt në shtëpi.

10 mintua më vonë Ilirjani ndodhet në Seringenplantsoen, në atë moment ai nuk e kupton se persona të hipur në një BMW gri po e prisnin në pritë

Pasi e qëllon personi futet në makinë BMW dhe bashkë largohen me shpejtësi. Ilirjan Sula, i njohur si Ilirjan Sulku vdes në vend.

SHKARKO APP