Video-ja virale e Ramës me Melonin, ironia nga Basha: Po sillet si yll Hollivudi

Lulzim Basha thotë se në Shqipëri politikanët luftojnë se kush është më popullor e kush merr më shumë klikime. Gjatë një takimi që zhvilloi me të rinjtë në Tiranë, ai tha edhe se politikanët sillen si yje Hollivudi, në një kohë që nuk janë të tillë, pasi sipas tij, ata janë votuar për të punuar dhe për t’i shërbyer njerëzve.

”Rama puthi Melonin po nuk rriti pensionin. Ne nuk jemi kundër që dy kryeministrat të jenë miq, por çfarë ka këtu për njerëzit? Çfarë janë politikanët? Yje Hollivudi janë që të sillen si të tillë?

Politikanët nuk votohen se kush është më popullor, por për të bërë punë. Këtu preokupimi kryesor është sesa klikime, mblidhet qeveria dhe shikon se kush ka më shumë klikime”, u shpreh Basha.

SHKARKO APP