VIDEO/ Këlliçi i përgjigjet Veliajt: Gjysma e taksave shkojnë për paga dhe qoka

Kandidati i grupit të Sali Berishës në PD për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi thotë se ky institucion po shpërdoron më shumë se gjysmën e fondeve publike të mbledhura nga taksat e qytetarëve. Sipas Këlliçit ato shkojnë për paga dhe luks të zyrtarëve.

“Erion Veliaj, Bashkia e Tiranës në 8 vitet e fundit ka mbledhur plot 764 milionë euro taksa në kryeqytet. E më shumë se gjysma e tyre, plot 440 milionë euro kanë shkuar për paga, për qoka, dhe për qejfe.

Imagjinoni i nderuar kryeqytetas apo e nderuar kryeqytetase, imagjinoni sikur ju më shumë se gjysmën e pagës mujore ta shpenzoni, për qejfe, qoka dhe lukse. Besoj se nuk do të ju dilte llogaria”,-shkruan Këlliçi.

SHKARKO APP