VIDEO/ “Kemi 2 lajme të mira!”, Hasa: Arrestimi i gruas pse prishi qetësinë e Ramës, tipike e degradimit të regjimeve autokratike

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Endri Hasa ka reaguar në lidhje me arrestimin dje të një gruaje, e cila prishi qetësinë publike, duke qeshur, teksa kryeministri Edi Rama merrte pjesë në një takim.

Teksa ka publikuar një video nga fjalimet e kryeministrit dhe deklaratat për rolin e grave, demokrati Hasa thekson se Ramën e shqetëson e qeshura e njerëzve, duke e cilësuar të paprecedentë arrestimin e zonjës.

REAGIMI I HASËS
Kemi 2 lajme të mira!

1. Edi Ramën e shqetëson e qeshura e njerëzve!
2. Edi Rama po tregon fytyrën e vërtetë të dhunuesit të grave.
Rasti i paprecedentë i arrestimit të një gruaje pse i prishi qetësinë palo kryeministrit me të qeshurën e saj, është tipike e degradimit të regjimeve autokratike.
Edi Rama ka ndërtuar një të tillë, që do të rrëzohet me votë në 25 Prill.
Sot Edi Rama po e shfrytëzon pushtetin e vjedhur për t’u mbyllur gojën njerëzve.
Ai mund të qeshë tani me urdhrat e tij perversë, por të mos harrojë fjalën e mençur të popullit “Qesh mirë, kush qesh i fundit”
25 Prilli po afron!

SHKARKO APP