VIDEO/Pamje magjike nga Kisha e Shën Llezhdrit në Spiten-Prull (Lezhë)

Kisha e Shën Llezhdrit në Spiten-Prull të Lezhës vlerësohet nga historianët si një nga më të veçantat dhe më të vjetrat në Ballkan. Ajo është e vitit 1402.
Falë kontributit të banorëve për rindërtimin e saj, veçanërisht të një djali të zonës, kisha historike është kthyer në identitet duke shërbyer si një vend pelegrinazhi për besimtarët. Veç besimtarëve, pamja piktoreske e kishës dhe zonës përreth e ka kthyer këtë vend në një destinacion turistik të preferuar për qytetarët.
Pamjet me video, të realizuar nga Armand Trashaj, tregojnë më së miri bukurinë e këtij vendi të shenjtë.

SHKARKO APP