Braçe: Sali Berisha nuk na bllokon dot! Pranohet propozimi i blegtorëve

Komisioni i Ekonomisë u mblodh online për projektbuxhetin e vitit 2024, pas kaosit që shkaktuan deputetët e Rithemelimit. Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe duke postuar video nëfacebook, sqaron përfitimet e bujqve dhe fermerëve pas miratimit të paketës fiskale, ku dhe shkruan se Sali Berisha nuk i bllokon dot.

“Sapo mbaruam mbledhjen e komisionit të Ekonomisë dhe inancave ishte prezantimi i projektbuxhetit edhe paketës fiskale. Jam shumë i kënaqur t’i njoftoj të gjithë blegtorët se propozimi juaj për përjashtimin nga TVSH të mëshqerave të rracës mbarëse realizohet këtë vit me paketën fiskale.

TVSH për të do jetë zero. Një propozim i dytë për të çliruar bletët për plajmim në sera. Fermerëve që merren me sera, u them larg hormoneve, bleta e bën shumë mirë këtë punë. Këto janë gjëra në paketën fiskale të dedikuara bujqësisë, vijojmë për më shumë se kaq”,-shprehet Braçe.

SHKARKO APP