VIDEO/ Konflikti që i dha fshatit emrin “Vajzë”, gruaja u përfshi në ndarjen e kufijve
Në emisionin Autokton të autores Anila Ahmataj, u trajtua historia e fshatit Vajzë, i cili ndodhet në zonën e lumit të Vlorës.
Ndërtuar mbi dy mijë vjet me parë në shpatin perëndimor të malit te Beunit, 600 m lartësi mbi nivel deti, vetëm pak kilometra nga qyteti i Vlorës ky është fshati Vajzë. I ndërtuar mbi këtë territor si nevojë e mbrojtjes nga pushtuesit e huaj dhe rregjimet e skllavopronarëve.
Ky shpat malor ka karakteristikat e një kalaje natyrore. Nga lindja ky fshat ka Beunin dhe në vazhdim në lindje malin e Tartarit i cili lidhet me malin e Këndrevicës. Ndërsa nga ana veriore ka fshatin e Ploçës (Amantia e dikurshme), nga jugu Velçën, një tjetër fshat i vjetër me historinë e lashtësisë së tij.
Shtëpitë në fshatin Vajzë janë të ndërtuara me mure té trasha prej guri, me çati prej lende druri të fortë e të trashë. Shtëpitë kanë shërbyer si fortifikata te vërteta dhe brenda mureve të tyre mund të ishe shumë i sigurtë.
Për të parë videon, klikoni në Watch on YouTube