VIDEO/ Krenaria e komunitetit, Rama shpërndan certifikata për njerëzit e suksesshëm të Dibrës

Pas takimeve të shumta në qarkun e Dibrës, kryeministri Edi Rama, këtë mbërmje ishte në pritjen e organizuar me njerëzit e suksesshëm në këto zona.

”Kjo ditë e gjatë mbyllet këtu me ju për të nderuar disa prej jush të cilët janë krenari të zonës tuaj, njerëz të punës, që japin kuptim jo vetëm jetës së tyre në familje, por edhe jetës në komunitet, jam mirënjohës dhe i privilegjuar për ta ndarë këtë moment me ta dhe bashkë me ju”.

Duke i dorëzuar “Certifikatën e Mirënjohjes” artizanes Hane Kurti, Rama tha se “do bëjmë çmos të mbështesim zinxhirin e artizanatit, sepse është shumë i rëndësishëm për ne”.

Teksa i dorëzoi “Certifikatën e Mirënjohjes” Lulzim Hupit për kontributin e dhënë në zhvillimin ekonomik dhe social të zonës së Bulqizës, i cili ka ngritur “Kullën Hupi”, Rama tha se “e kam vizituar kullën e tij, ishte në proces pune, donte të bënte edhe një pjesë tjetër ishte pak i jo i mërzitur por pak i shqetësuar se nuk do t’ia dilte, por me mbështetjen tonë ia doli dhe tani e ka kompletuar gjithë atë investim. Me siguri do ta zgjerojë akoma, por ju them atyre që na ndjekin ta vizitojnë atë kullë dhe atë zonë, sepse është një nga pikat më magjike të Shqipërisë”.

Me “Certifikatë Mirënjohje” u nderuan edhe Alban Ndreu për angazhimin dhe kontributin ekonomik e social në sektorin e bujqësisë dhe agroturizmit, Avni Hysa për kontributin në agroturizëm dhe bujtinën “Te mulliri” në zonën e Klosit, Ela Cukali për kontributin e saj në punësimin e grave në industrinë fason në Klos, Gëzime Beta për kontributin 40-vjeçar si infermiere në pavijonin e kirurgjisë të spitalit të Bulqizës, etj.

SHKARKO APP