VIDEO/ Kryebashkiakja e Ramës nuk mësohet dot me emrin e ri, harron Dimalin, “rikthen” Urën-Vajgurore

Ndonëse pak kohë më parë me një vendim të Këshillit Bashkiak vendosi që t’i ndryshohej emri, kryebashkiakja e qytetit të Dimalit u ndal sërish tek Ura-Vajgurore.

Në çdo dalje të fundit në media Juljana Memaj ka harruar se bashkisë Urë-Vajgurore ia ndryshoi emrin me dëshirën e saj në bashkia Dimal në 24 korrik 2020. Me një vendim të Këshillit Bashkiak dhe në një ceremoni madhështore në prani të ministrave e deputetëve, që u transmetuar edhe “live”, Memaj e cilësoi ndryshimin e emrit të bashkisë si një event për qytetin.

Të njëjtën gjë ka bërë dje gjatë një dalje në media edhe Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirlliu, e cila gjatë inspektimit të punimeve rikonstruktuese në një qendër shëndetësore e ka quajtur këtë bashki Urë-Vajgurore.

Kryetarja e bashkisë nuk mësohet dot me emrin e ri, harron Dimalin, përmend Urën-Vajgurore

SHKARKO APP