Video/ “Kryeministër të hëngsha… na vër ne të rriturve, trapave, 40 maska”, Sazan Guri ngre alarmin
Ambientalisti Sazan Guri ka hedhur akuza të forta në drejtim të shtetit, sa i takon termometrave që përdoren në shkolla dhe në kopshte, që sipas tij janë shumë të dëmshme për të vegjlit. Guri tha se termometrat vrasin në mënyrë të ngadaltë fëmijët, që sipas tij janë ende të pakrijuar, pasi kafka e tyre ka një përqindje shumë të madhe uji.
‘Termometrat që ne në gjuhën mjekësore i quajmë ndryshe vrastar, janë të pajisur me valë elekrtomagnetike të niveleve të valëve 5 G. I ngjan modeleve të mikrovalave që ngrojnë gjellën, që tashmë nuk janë të rekomandueshme për tu përdorur.
Këto termometra prekin gjendrën e syrit të brendshëm, e cila prodhon kënaqësinë e jetës dhe të gjumit, ky është syri që bën lidhjen e njeriut me energjinë kozmike. Pse pikërisht jy lloj termometri? E para ka një frekuencë shumë të lartë, për pak shkon te rrezet ultravioletë.
Ka roje alldupë që e mbajnë termometrin aty për më shumë se 2 minuta, ose i kam parë vetë sa herë që hyjnë në universitet studentët. Është një mbetje e rrezikshme njësoj si arseniku. Matja e tempeaturave të bëhet me termometër normalë, ua rekomandoj këtë të gjithë prindërve.
Na vër ne 40 maska dhe doreza ne që mund të quhemi dhe trapa, dhe servila edhe injorantë zoti kryeministër, por mos iu shkatërro gjendrën e syve fëmijëve. Kjo gjendër është më e rëndësishmja për meditimin e njeriut. Jo më kot ata e bëjnë në këtë pikë, pasi duan që njeriun të kenë sllav. Janë roja apdallë, si mos ta ofendoj unë rojen, kur ia mban fëmijës termometrin dy minuta’, u shp;reh Guri.
Më tej Guri tha se njerëzit duhet të ndërgjegjësohen, dhe të mos u lejojnë që të maten temperaturat. “Kur drejtoresha e kopshtit iu vuri nipërve të mij pistoletën më ra pika. Zoti kryeminisrër, të hëngsha… vetëm hiq dorën nga ky termometër që do i bëjë njerëzit skllave. Janë shkenca ekzekte, vrasin ngadalë“, tha më tej Guri.