VIDEO/ Kryeprokurorja Marku: Vlora njihet si vendi i prodhimit të kanabisit

Kryeprokurorja e Përkohshme Arta Marku ishte mesditën e sotme në qytetin e Vlorës, ndalesa e saj në Gjykatën e Apelit Vlorë, duke u pritur nga prokurorët e Vlorës.

Qëllimi i vizitës së Kryeprokurores në këtë qytet ka qenë analiza vjetore e punës së prokurorisë.

Mësohet se në takim Marku e ka vënë theksin tek kanabisi. Sipas saj, Vlora njihet si qyteti i drogës dhe vend prodhues i kanabisit. ‘Duhet koordinim në fushën e luftës ndaj narkotikëve’, ka thënë Marku.

Swiss Digital Desktop Reklama

Takimi është zhvilluar me dyer të mbyllura pa praninë e medias.

Swiss Digital Mobile Reklama

Vlora ishte ndalesa e radhës, pas takimeve të zhvilluara në Prokurorinë e Durrësit, Elbasanit dhe Fierit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?