VIDEO/ Kuvendi Kombëtar i PD-së zyrtare: Ne zgjedhim reformimin, qëllimi është lufta kundër korrupsionit

Të shtunën e 2 shtatorit, Partia Demokratike ajo e vulës, do mbledhë Kuvendin Kombëtar. Mbledhja do bëhet në pallatin e Sportit “Asllan Rusi”. PD-ja me kryetar Lulzim Bashën, shkruan se ky takim vjen në një moment vendimtar për vendin dhe se PD-ja ka zgjedhur reformimin dhe modernizimin e partisë opozitare.

Postimi i plotë

Të shtunën, 2 shtator, ora 10:00 Pallati i Sportit “Asllan Rusi”, mblidhet Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike. Në një moment vendimtar për të ardhmen e vendit, ne zgjedhim reformimin dhe modernizimin e forcës sonë politike, për t’ju përgjigjur sfidave të kohës dhe pritshmërive të qytetarëve për një ndryshim të vërtetë, për një politikë të pastër, propozuese, që lufton korrupsionin, ofron alternativën e duhur ekonomike dhe fuqizon përfaqësimin e qytetarëve. Guximi ynë për të ndryshuar, duke pranuar gabimet e të shkuarës dhe duke mësuar prej tyre, është provë e vullnetit tonë për të kthyer Partinë Demokratike në alternativën që shqiptarët meritojnë.

Agjenda e Kuvendit Kombëtar do të jetë:

-Ndryshime statutore;
-Vendime organizative në përputhje me vendimet statutore;
-Miratimi i agjendës politike të Partisë Demokratike.

SHKARKO APP