VIDEO/ Laboratori i kanabisit në Tiranë, ja kush janë të arrestuarit. Emrat
Katër persona janë arrestuar gjatë ditës së sotme për laboratorin e gjetur në Shkozë të Tiranës, ku trajtohej kanabis sativa.
Në pranga është vënë Hazbi Parllaku si pronari i vendit ku u gjet laboratori i drogës dhe një sasi kanabisi ende i papeshuar.
Ndërkaq në pranga kanë rënë edhe tre persona të tjerë, Gjergji Duro, Gerald Bilmani dhe
Robert Minoni. Ky i fundit është punonjës i OSHEE-së.
Ishin efektivët e Komisariatit nr. 1 të policisë së kryeqytetit gjatë krehjes së zonës në periferi të Tiranës, kanë gjetur brenda një tuneli një laborator të kultivimit dhe tharjes së lëndëve narkotike.
Sipas policisë, tuneli ishte përshtatur me llamba ngrohëse për rritjen dhe kultivimin e hashashit.
/syri
KOHA JONË SONDAZH

