Video/ Lëkundjet e forta sizmike, dy pallate pësojnë çarje edhe në kryeqytet, banorët dalin në rrugë
Lëkundjet e forta sizmike kanë shkaktuar dëme në disa pallate në kryeqytet. Gazetarja e “Panoramës”, Etleva Delia raporton se një pallat në zonën e “Freskut” ka pësuar dy çarje vertikale, ndërsa shton faktin se banorët e alarmuar kanë braktisur hyrjet e tyre.
“Ka pësuar dy çarje vertikale. Është pallat që është ndërtuar para tetë vitesh, është pallat i ri”-tha gazetarja. Ndërsa në një pikë tjetër të kryeqytetit, gazetarja e “BalkanWeb” Ida Ismalaj raporton se pikërisht në “Rrugën e Barrikadave” lëkundjet sizmike kanë shkaktuar dëme materiale në një pallat.
“Banorë ka brenda në këto momente. Nuk e di pse janë kaq të qetë.”-tha një qytetar te “Rruga e Barrikadave”.