VIDEO/ Liçaj i kthehet Sorecas: Bisedo me popullin, jo me pushtetin

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit është mbledhur këtë mbrëmje sërish për të kundërshtuar vendimin e qeverisë për shembjen e TK-së dhe grabitjen e truallit ku ndodhet ky institucion.

Në fjalën e tij, aktori Neritan Liçaj i ka dhënë edhe një përgjigje, ambasadori të BE-së, Luigi Soreca që deklaroi sot se çështja është politizuar.

Aktori i njohur duke iu drejtuar Sorecas tha “Zoti ambasador jeni bërë patericë e kësaj qeverie. Detyra juaj është të bisedoni më popullin jo me pushtetin”

Swiss Digital Desktop Reklama

Deklarata e Liçaj vjen pas reagimit të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, e cila i kujtoi Sorecas se është rreshtuar në krah të Ramës dhe Fushës në grabitjen e Teatrit Kombëtar.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?