Video/ Linda – Gjuzit: Pëllet si gomar! Gjuzi-Linda Reit: Ke grabitur zemrën e meshkujve që të gjuajnë për femër

Një nga personazhet moderne që ka thyer të gjitha tabutë shqiptare, Linda Rei pati një debat të ashpër me kryetarin e Partisë Konservatore në emisionin “360 gradë” në RTV Ora. Ajo tha se Kujtim Gjuzi pëllet si gomar, prandaj nuk mërzitet nga fjalët e tij.

Ky i fundit theksoi se Linda ka grabitur zemrat e meshkujve, gjë për të cilën ajo ngriti pyetjen: Ku janë?

Pjesë nga biseda në studio: 

Artur Zheji: Linda, mos u mërzit.

Linda Rei: Përse të mërzitem? Se pëllet gomari?

Kujtim Gjuzi: Në Shkodër thonë, ‘Kush fyen, fyen vedin’.

Linda Rei: Delet bëjnë be…

Kujtim Gjuzi: Nuk mund të keni asnjë shans të më fyeni mua.

Linda Rei: Po nuk e kam këtë interes.

Kujtim Gjuzi: Unë nuk e di se cfarë je ti. Je askush.

Linda Rei: Mund të thuash cfarë të duash se ta lejon mosha. Unë jam një vajzë me edukatë, kështu që kam respekt për njerëzit e moshuar.

Kujtim Gjuzi: Ti do të ndryshosh njerëzimin? Po nuk ke asnjë shans të më bësh asgjë.

Linda Rei: Artur, nuk u përgjigj se cfarë kam grabitur?

Kujtim Gjuzi: Ka grabitur zemrën e shumë meshkujve që në momente të caktuara e gjuajnë këtë për femër. Skandaloze.

Linda Rei: Se nuk e dinë ata meshkuj që më gjuajnë mua. E di gjithë Shqipëria.

Kujtim Gjuzi: Po, do ti mësosh ti.

Linda Rei: Unë po e them, nuk është sekret.

Kujtim Gjuzi: Ti je ekzemplar i vetëm. Biles ke zgjedhur të largohesh nga këto troje që ka qenë Helena e Trojës, Penelopa dhe je bo si Penelopë tani, por nuk ke asnjë lloj shansi që të jesh.

Linda Rei: Penelopa. Penedelja. Kam grabitur zemrat e meshkujve, ku janë? 

360 gradë - Linda: Pëllet si gomar! Gjuzi: Ke grabitur zemrën e meshkujve që të gjuajnë për femër

SHKARKO APP