Video-Live/ Kush e zgjodhi këngën zyrtare të fushatës së PD? Përgjigjet Lul Basha

Lulzim Basha, kryetari i PD, është mbrëmjen e sotme i ftuar në “Zonë e Lirë”. Kënga zyrtare e fushatës elektorale të PD ka qenë “Unstoppable”, e Sia-s. Çani e ka pyetur Bashën e kujt ishte ideja për ta vendosur këtë këngë.

“Nuk ishte ideja ime, por e dashuroj këtë këngë. Është kënga e gjithë shqiptarëve që do votojnë për ndryshimin. Janë dy-tre veta që e sugjeruan por nuk e mbaj mend kush ishte i pari. Ndryshimi do jetë jo për mua, por për qytetarët. Unstoppable”, u shpreh Basha.

SHKARKO APP