VIDEO/ Makina nxirret nga humnera, pamje të rënda nga aksidenti në Surrel

Këto pamje të rënda të siguruara nga BalkanWeb tregojnë momentin kur tentohet nxjerrja e trupave nga makina që doli nga rruga sot në Surrel duke përfunduar në humnerë.

Në video duket makina e tipit “Fuoristradë” e bërë copash, ndërkohë në brendësi të së cilës ndodheshin tre persona të gjinisë mashkull.

Si pasojë e rënies së makinës 10 metra në greminë, ka humbur jetën njëri prej të plagosurve rëndë, ende i paidentifikuar, i moshës 25-30 vjeç.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas policisë, personat që u nxorrën nga mjeti janë shtetasit Lulzim Balla rreth 60 vjeç dhe Zyhdi Alcani  rreth 55 vjeç, të cilët janë dërguar për ndihmë mjekësore në spital, ndërsa shtetasi tjetër ende i paidentifikuar i moshës rreth 25-30 vjeç ka ndërruar jetë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ngjarja ka ndodhur në rrugën e Dajtit, në fshatin Surrel. Menjëherë në vendngjarje janë dërguar shërbimet e policisë, zjarrfikëses dhe ambulanca.

“Më datë 07.10.2018, rreth orës 18:30, në rrugën e “Dajtit”, në fshatin Surrel, një mjet ka dal nga rruga dhe ka rënë në greminë.Brenda në mjet dyshohet të jenë tre persona,” shkruhet në njoftimin e policisë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?