VIDEO/ Makinat pa “zot”, policia nis zhvendosjen e tyre
Aksion policor për heqjen e emakinave pa ‘zot’ nga rrugët e lagjeve të Tiranës. Policia Rrugore e Tiranës dhe ajo Bashkiake kanë nisur këto ditë një aksion për zhvendosjen e 215 makinave të braktisura në kryeqytet.
“Pas evidentimit të automjeteve që nisur nga gjendja e tyre dyshohet se janë të braktisura prej kohësh nga zotëruesit apo përdoruesit e tyre ose shfrytëzojnë hapësirën publike si treg shitje, si dhe pas njoftimeve të vendosura nga Policia mbi xhamat e këtyre mjeteve, Policia Rrugore në bashkëpunim me Policinë Bashkiake ka nisur fazën e spostimit të mjeteve që nuk kanë liruar hapësirën apo parkimet e zëna brenda afatit të caktuar nga njoftimet e Policisë”, thuhet ne njoftimin e policisë.
Kontrolli i Policisë në lidhje me evidentimin dhe lirimin e hapësirave publike është shtrirë në të gjithë territorin e kryeqytetit. Në funksion të këtij plani janë evidentuar dhe njoftuar rreth 215 mjete në zona të ndryshme të qytetit.
Si dhe janë spostuar 24 automjete të ndryshme për shkelje të parashikuara në nenin 157 të ligjit nr. 8378 datë 22.07.1998, i ndryshuar, Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë.
Policia Rrugore thotë se do të vijojë punën duke ushtruar kontroll në të gjithë territorin e Tiranës në kërkim të makinave të braktisura dhe makinave që për një kohë të gjatë rrinë pa levizur duke zënë hapsirat publike.
KOHA JONË SONDAZH

