VIDEO/ Masakra, familjarët: Trupat po vijnë erë, na sillni frigoriferë

Njëri prej të afërmve të viktimave të Selenicës i ka bërë apel shtetit që të sigurojnë arkivole me kushte frigoriferike.

Për ceremoninë e varrimit të trupave të pajetë nuk është caktuar ende një orar, pasi pritet ardhja e familjarëve të tjerë nga jashtë shtetit.

Konstandin Zykaj është shprehur se për shkak të emigrantëve që pritet të vijnë, viktimat nuk mund të varrosen para orës 15:00.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kostandin Zykaj, i ka bërë thirrje Ministrisë së Shëndetësisë që të sigurojë frigoriferë dhe arkivole për trupat që ndodhen në banesa, pasi janë nxjerrë nga morgu.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas tij, trupat kanë filluar të vijnë erë dhe ceremonia mortore do jetë e vështirë në këto kushte.

Ndërkaq, Këshilli Bashkiak i Selenicës është mbledhur në një mbledhje urgjente, ku ka vendosur akordimin e një fondi për të përballuar shpenzimet e ceremonisë së varrimit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?