VIDEO/ Masat për koronavirusin, Spaho: Rama mendon vetëm për gjoba, duhet garanci ekonomike për shqiptarët

Nënkryetari i Partisë Demokratike Edmond Spaho teksa referon situatën e krijuar nga përhapja me shpejtësi e koronavirusit jo vetëm në Shqipëri por edhe në Itali bën krahasimin e mes du vendeve.

Përmes një videoje të shpërndarë në rrjetet sociale, Spaho shprehet se Rama mendon vetëm për gjoba, teksa thekson se duhet garanci ekonomike për shqiptarët.

Reagimi i Edmond Spahos

Nuk luftohet virusi dhe pasojat e tij social-ekonomike vetëm me gjoba, gjoba, gjoba. Sot ekonomia shqiptare ka nevojë për garanci dhe mbështetje! Duhet përgjegjshmëri dhe një plan i qartë social – ekonomik.

Pa buxhet në dispozicon nuk blihen mjetet mbrojtëse për mjekët. Pa buxhet në dispozicion nuk paguhen qytetarët që po detyrohen të rrinë në shtëpi. Pa buxhet nuk ndihmohen më të varfrit! Pa buxhet në dispozicion nuk rimbursohen bizneset. #kryeministeriskaduar.

SHKARKO APP