VIDEO/ Mbështetësi i Belerit pështyu Tavon, deputeti Braçe: Himara shqiptare! Dilini për Zot shtetit
Deputeti i PS-së, Erion Braçe ka reaguar ashpër për ngjarjen e ndodhur gjatë mbledhjes së këshillit bashkiak të Himarës ku mbështetësit e Fredi Belerit tentuan të bllokonin mbledhjen dhe në një rast njëri prej të pranishmëve pështyu prefektin e qarkut të Vlorës, Vangjel Tavo.
Ai kërkoi që agjencitë ligjzbatuese të veprojnë dhe t’i dalin për Zot shtetit shqiptar duke nënvizuar se Himara është bashki shqiptare dhe se Tavo ishte i pranishëm në mbledhje si zyrtar i shtetit.
“Vangjel Tavo ishte atje si prefekti i qarkut të Vlorës nën juridiksionin e të cilit është edhe bashkia shqiptare e Himarës. Pra ishte atje si përfaqësues i shtetit shqiptar. Ky akti i këtij pisit që duket nëvizeo që sulmon pështyn e fyen një zyrtar të shtetit shqiptar, duhet të marrë dënimin që ligji parashikon. Agjencitë ligjzbatuese të këtij shteti ose t’i dalin për Zot shtetit shqipar ose ta lëshojnë si territory të këtyre pisave që duket sikur kanëfituar imunitetin sepse i mbron Greqia. Kjo gjë duhet të marrë fund”.