VIDEO/ Mbijetoi vetëm 8 muaj, shembet rruga e sapo ndërtuar në Lushnje

Një rrugë e sapondërtuar po shembet në territorin e Lushnjes. Ajo është një rruge e re dhe kishte vetëm tetë muaj që ishte marrë në dorëzim nga bashkia, e cila për projektin kishte paguar 120 milionë lekë.

Rruga po shembet e gjitha. Asnjë makinë nuk kalon më nga Lushnja në Hajdaraj.

Frika nga rrëshqitjet po izolon lëvizjet e banorëve. Shumë prej tyre rrugën e bëjnë në këmbë, kurse automjetet i kanë lenë në garazh.

Swiss Digital Desktop Reklama

Banorët fajësojnë firmën për cilësi të dobët të punimeve, ndonëse e kundërshtuan procesin e asfaltimit disa muaj më parë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjithë jetën e tyre, banorët e fshatit Hajdaraj nuk kanë pasur rrugën e mirë dhe kjo ishte hera e parë që këmbet e tyre shkelen asfalt.

Nuk zgjati asnjë vit dhe ajo nisi të shembet. Muret mbajtëse anësore kanë renë. Dherat e kodrës kanë bllokuar kanalet. Reshjet e shiut kanë nxitur më tepër rrëshkitje.

Zyrtarë të Bashkisë së Lushnjës i thanë ABC News se rruga ishte marrë në dorëzim tetë muaj më parë. Ajo është asfaltuar nga një firmë private, në vleren e reth 120 milionë lekëve, fonde të bashkisë së qytetit.

Deri tani nuk është marrë asnjë masë për parandalimin e dëmeve apo vënien përpara përgjegjësisë së autorëve. Pushteti vendor e justifikon problemin me faktin se rrëshqitjet po ndodhin si rezultat i reshjeve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?