VIDEO/ Me një mesazh prekës, Artani konfirmon v**sjen e vëllait nga policia serbe: Kri**nelët në Kuvend e kanë fajin

Artan Hajrizi ka konfirmuar se vëllai i tij Faton Hajrizi është vrarë sot nga policia serbe.  Nga ana tjetër, gjatë një bisede me ”RTV21”, ai ka akuzuar autoritetet e Kosovës për mënyrën se si u trajtua si rast.

”Kriminelat që janë ata deputetë, ata e kanë pru në këtë gjendje njerin, edhe njeriu sot është vrarë për shkak të tyre. Ata e kanë bo në këtë ditë, shteti i Kosovës. Ata e kanë pru në këtë gjendje djalin sot me u vra në Serbi, po hallall i koftë ai e ka nxjerrë vetën, ata klyshat tonë se kanë nxjerrë kurrë vetën, as në luftë s’janë kanë”, tha ai.

Zv/kryeministri i Serbisë, njëherësh ministër i Punëve të Brendshme, Ivica Daçiq ka thënë të premten se është vrarë personi që në orët e para të së enjtes vrau një polic në Serbi. Faton Hajrizi dyshohej për vrasjen e policit Nikola Krsmanoviq dhe plagosjen e policit Vjekoslav Iliq në Loznicë të Serbisë.

SHKARKO APP