VIDEO/ Merr flakë makina e parkuar në Berat, shihni si mbulohet nga tymi zona e “Uznovës”

Një makinë ka marrë flakë mbrëmjen e sotme në lagjen “Uznovë” në Berat. Makina, tip fuoriatradë “Hunday”, ka qenë e parkuar në anë të rrugës, në aksin Uznovë-Spital dhe rreth orës 20:30 është përfshirë nga flakët. Fillimisht banorët dhe kalimtarët kanë konstatuar tymin që dilte nga kofanoja e mjetit dhe kanë njoftuar zjarrfikësen.

Pas pak minutash pjesa e përparme e makinës u përfshi nga flakët e zjarrit. Zjarri në mjet u lokalizua shpejt nga zjarrfikësit që mbërritën në vendngjarje, ndërkohë që tymi pushtoi gjithë lagjen Uznovë për minuta të tëra. Nga të dhënat e para dyshohet se flakët në motorin e mjetit kanë ardhur si pasojë e një defekti teknik, ndërsa janë shënuar vetëm dëme materiale.

I pyetur nga policia në vendngjarje, drejtuesi i mjetit që rezulton të jetë një elektroaut që ka servisin në këtë zonë ka deklaruar se makina kishte rrjedhje vaji.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
Merr flakë makina e parkuar në Berat, shihni si mbulohet nga tymi lagjja Uznovë

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?