VIDEO/ “Mi kap pak shalet”, cfarë s’u pa gjate mbledhjeve online të deputetëve
Për dy muaj të pandemisë COVID-19, deputetët e Kuvendit Shqiptar i kanë zhvilluar mbledhjet e tyre online. Megjithëse kohë pandemie, deputetët kanë miratuar dhjeëtra projektligje, akte, vendime, marrëveshje madje dhe ndryshime të rëndësishme siç ishin ato në Kodin Penal. Larg vëmendjes së publikut dhe syrit të medias, komisionet parlamentare të cilat janë organet e para vendimmarrëse përpara kalimit të ligjeve në parlament u mblodhën virtualisht.
Në një kronikë të ABC News, deputetët nuk ngurrojnë të jenë vetja, duke mos dashur t’ja dinë as për ligjet, e as për mënyrën sesi miratohen ligjet tona. Për shembull, deputeti i opozitës së re, Arlind Çaçani, e ka ndjekur mbledhjen e komisionit nga makina e tij, ku qëndronte i relaksuar.
Ndërsa Rudina Hajdari, nuk ka patur durim që të qendronte për të lexuar projektligjet, prandaj duheshin kaluar me procedurë të përshpejtuar. Kujtim Gjuzi, deputet nga listat e PD, ka pasur si problem kryesor faktin që shqiptarët votojnë majtas, ndërsa nuk kanë munguar as komplimentet mes deputetëve.