VIDEO/Dhjetra mijëra qytetarë në mitingun e LSI në Tiranë
Sot, LSI, në ora 18.00 zhvillon mitingun përmbyllës të fushatës zgjedhore për 25 prillin. Pas një fushate ekselente, kudo nëpër Atdhe, Monika Kryemadhi dhe krejt strukturat e LSI-së, vijnë sot në sheshin e shenjtë të Tiranës për të treguar mbështetjen e madhe politike, me energji rinore dhe me një kurajo të jashtëzakonshme kundër sistemit kriminal dhe oligarkik të kryeministrit Rama.
Për t’iu bashkuar këtij manifestimi me dhjetëra makina që valëvisin flamujt e LSI-së janë nisur nga qytete të ndryshme të vendit.
Video më poshtë tregon qytetarët e nisur nga Fieri, Elbasani, Durrësi, Berati, Vlora, Skrapari dhe qytete të tjera që po udhëtojnë drejt kryeqytetit për në sheshin “Nënë Tereza”.
Fieri drejt Tiranës pic.twitter.com/PokYmhiGWG
— Koha Jonë (@GazetaKohaJone) April 22, 2021
VIDEO/Mbështetës të LSI në Elbasan drejt Tiranës
Mbështetës të LSI drejt mitingut të madh në Tiranë pic.twitter.com/ENFOpK6kiJ
— Koha Jonë (@GazetaKohaJone) April 22, 2021
Mbështetës të LSI drejt mitingut të madh në Tiranë (2) pic.twitter.com/uPvhng6c99
— Koha Jonë (@GazetaKohaJone) April 22, 2021
Qyetarët e Fierit drejt takimit të LSI në Tiranë pic.twitter.com/JQ29Dqgkrr
— Koha Jonë (@GazetaKohaJone) April 22, 2021
Gjatë krejt fushatës zyrtare zgjedhore, kjo forcë politike sulmohet nga kryeministri Rama, me të gjitha bateritë e krimit dhe të mediave të blera. Edi Rama shqetsimin kryesor e ka me LSI, pasi kjo forcë politike do jetë rrënimi final i kryeministrit dhe Rilindjes. Ndaj Edi Rama kudo e sido përmend vetëm LSI, ai e di mirë se me 25 prill fitorja do jetë e opozitës PD dhe LSI. Por do jetë LSI e cila do vendos për fatin e qeverisë së re, prandaj gjithë krimi zgjedhor me suport financiar dhe politik prej Rilindjes, do jetë kundër LSI.
Kjo fushatë elektorale do mbahet mend se si qeveria që duhet të organizojë zgjedhjet në mënyrë korrekte, por që strukturat e shtetit janë vënë pas një partie, si LSI.
Përkundër kësaj stuhie me sondazhe të blera, me shumë miliona euro dhe me leje ndërtimi për pronarët mediatikë, përkundër një policie e cila realisht po punon për qeverinë dhe jo për Shtetin, përkundër një morie bandash që po hedhin miliona në Elbasan, Durrës, Vlorë, etj, LSI do të tregojë edhe njëherë se do jetë forcë vendimtare qeveribërëse dhe se do të jetë balanca e pushtetit të nesërm, duke qëndruar në kabinetin e ardhshëm dhe në parlament si zëri i qytetarëve të thjeshtë.
Opozita do jetë fituese e këtyre zgjedhjeve të 25 prillit. Kjo duket në zemërimin e qytetarëve, në zhgënjimin e socialistëve të thjeshtë e pa përkrahje, kjo duket te rinia e cila mezi pret një NDRYSHIM.
Sot LSI e mbyll si fushatë zyrtare, por jo deri sa të numërohet çdo votë. Ajo ka ngritur struktura partiake dhe me qytetarë kudo nëpër Shqipëri për të ruajtur votën e lirë të mos blihet apo vidhet.
LSI ditën e hënë me 26 prill do jetë duke festuar me PD për fitoren e madhe kundër sistemit më të korruptuar, oligarkik, kriminal që ka njohur Shqipëria në këto 30 vite.
Para tre ditësh gazeta më e madhe sllovene dhe disa media europiane nxorën një sondazh serioz të kryer në Shqipëri për këto zgjedhje, ku opozita fiton mbi 80 mandate deputeti e veçanërisht LSI mbi 25 mandate deputeti në mbarë vendin, 7 prej të cilave vetëm në Tiranë. Por sondazhe edhe më pranë PS, të cilat nuk duan ti publikojnë, tregojnë se LSI merr 10 mandate në qarkun Tiranë dhe 4 në Durrës.