VIDEO/ Ministri Balla në shoqatën e avokatëve shqiptaro-britanikë: Diaspora, rol në zhvillimin e Shqipërisë

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe drejtuesi politik i PS-së për diasporën, Taulant Balla, zhvilloi sot një takim me avokatë dhe konsulentë ligjorë në Shoqatën e Avokatëve shqiptaro-britanikë në Londër. Balla foli për rëndësinë e diasporës shqiptare dhe kontributin e saj të pazëvendësueshëm në zhvillimin ekonomik dhe social të Shqipërisë, si dhe për marrëdhëniet e shkëlqyera mes Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe.

Balla theksoi gjithashtu se Shqipëria ka arritur një transformim të rëndësishëm ekonomik, me një dyfishim të prodhimit të brendshëm bruto në dekadën e fundit. Ai nënvizoi se ky zhvillim duhet të jetë gjithëpërfshirës dhe të përfitojë e gjithë shoqëria shqiptare. Ai gjithashtu vlerësoi rolin e diasporës jo vetëm për remitancat, por edhe për kontributin e saj në zhvillimin e turizmit dhe rritjen e imazhit të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.

”Një numër i konsiderueshëm i shqiptarëve të diasporës kthehen qoftë për pushime, qoftë për festa, duke gjetur mundësinë për të vizituar atdheun. Kjo sjell një kontribut të rëndësishëm për ekonominë e vendit, i cili sot ka një imazh krejtësisht tjetër krahasuar me 10 vite më parë. Shqipëria vlerësohet si i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor që e ka tërësisht të përafruar politikën e saj të jashtme me Bashkimin Europian dhe aleatët e tjerë strategjikë, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar. Me Britaninë e Madhe, ndajmë qëndrime të njëjta për çështjet globale të mëdha, si në kuadër të NATO-s, ku jemi kontribues për paqen dhe stabilitetin, ashtu edhe në pjesëmarrjen në aleancat globale kundër terrorizmit”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?