VIDEO/ Ministri Balla në Udine: Synimi, Shqipëria destinacion turistik jo vetëm në verë

Drejtuesi politik i PS-së për Diasporën, Taulant Balla përmbylli turneun e tij në veri të Italisë me një takim me bashkatdhetarë në Udine, të cilëve u tregoi se sa shumë ka ndryshuar Shqipëria, zhvillimi i vrullshëm i së cilës gjatë qeverisjes socialiste e ka kthyer vendin në një destinacion turistik mjaft tërheqës, kjo edhe falë përmirësimit të imazhit të keq që kemi pasur 12 vjet më parë.

”Shqipëria nuk është më sot “delja e zezë” e Evropës. Shqipëria sot ka një reputacion ndërkombëtar, Shqipëria sot nuk është një vend ku nuk na shkelte asnjeri, nuk na ftonte askush. Dhe kur na ftonin në tryeza ndërkombëtare që na takonin, kryeministri i asaj kohe thjesht mund të krijonte të qeshura në sallë për shkak se ngjante me Boratin, edhe pse tani i themi “bufi i kënetës”. Të qeshurat kryesisht vinin dhe nga anglishtja e çalë”, tha Balla.

Balla njoftoi se javën e parë të marsit votohet edhe marrëveshja e pensioneve me Italinë. Drejtuesi Politik për Diasporën i maxhorancës kërkoi votën e bashkatdhetarëve për Partinë Socialiste si e vetmja ofertë serioze sot në spektrin politik. Sipas Ballës, diaspora vendos më 11 maj, për të vazhduar Shqipëria këtë progres që ka arritur deri tani ose për ta ndërprerë, por ai u shpreh i sigurt se vota e diasporës jo vetëm do t’ia japë fitoren Partisë Socialiste, por do t’i japë mundësinë që në kuvendin e ardhshëm të kenë 84 mandate për të realizuar reformat pa asnjë pengesë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?