VIDEO/ Ministri Balla: Rritje e vigjilencës për të parandaluar dhunën në familje
Ministri i Brendshëm Taulant Balla, në një reagim në rrjetet sociale përgëzoi Policinë e Shtetit për rritjen e vigjilencës dhe reagimin në kohë për të parandaluar dhe goditur rastet e dhunës në familje, shantazhet në rrjetet sociale, si dhe rastet e krimeve seksuale dhe përndjekjeve, duke vënë në pranga 15 shtetas për to, gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin.
“Inkurajoj viktimat e dhunës, të denoncojnë në Polici këto raste, se vetëm kështu na jepet mundësia të ndërhyjmë në kohë për të parandaluar fatalitetin që sjell dhuna”, tha Balla.
“Është detyra jonë, detyra e Policisë së Shtetit të rritim vigjilencën, të reagojmë me vendosmëri dhunën në të gjitha format e saj, si dhe të marrim masa për të parandaluar dhunën ndaj vajzave dhe grave, për të mbrojtur viktimat dhe për t’i ndjekur penalisht autorët e krimit”, tha në reagimin e tij ministri i Brendshëm Taulant Balla.