VIDEO/ Ministri i Brendshëm, Balla: Mbi ligjin dhe qytetarët nuk mund të jenë të fortët
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla thotë se siguria e qytetarëve dhe e turistëve që po vizitojnë Shqipërinë çdo ditë e më shumë është dhe do mbetet prioritet i punës së përditshme të Policisë Shtetit.
“Mbi ligjin dhe qytetarët nuk mund të jenë të fortët dhe nuk mund të ketë individë më të fortë, sesa e bardha e vijave të rrugës apo e kuqja e ngjyrës së semaforëve. Rritja e kontrolleve, hetimeve dhe goditjeve ndaj individëve dhe grupeve kriminale nga Policia e Shtetit, SPAK etj., po krijon më shumë siguri për qytetarët dhe turistët e shumtë që vizitojnë Shqipërinë”, tha Balla.
Po ashtu ministri Balla përgëzoi drejtorinë vendore të Policisë Tiranë, Shkodër, Korçë, Vlorë, Fier e Durrës për operacionet e 24 orëve të fundit.