VIDEO/ Ministrja Denaj: Sigurimi në bujqësi, i rëndësishëm në kushtet e ndryshimeve klimatike

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj mori pjesë sot në konferencën ndërkombëtare të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF) “Zhvillimi i Sektorit të Sigurimeve-Mundësitë dhe Sfidat në Evropën Juglindore”. Denaj tha sesigurimi në bujqësi mbetet një çështje e rëndësishme, në kushtet ndryshimeve klimatike, që e vënë drejtpërdrejt në rrezik prodhimin bujqësor dhe aktorët e zinxhirit të vlerës së bujqësisë.

“Kërcënimi nga ndryshimi klimatik siç është thatësira, reshjet breshri etj, është një kërcënim që po ndodh në të gjithë globin dhe Shqipëria nuk bën përjashtime dhe pavarësht sesa i zhvilluar apo pak i zhvilluar, apo i pazhvilluar të jetë një sektor në një vend. Ky kërcënin është një kërcënim real, që sigurisht skemat e sigurimit, janë ndihmë apsolute për tu zhvilluar në mënyrë më të mirë dhe me një rrisk më të ulët”, u shpreh Denaj.

Po ashtu ministrja u shpreh për një gërshetim të skemave të sigurimit me masat që merr qeveria për nxitjen e sigurimit në bujqësi.

“Në këtë aspekt gërshetimi jo vetëm i skemave të sigurimit, por edhe i disa masave që merren paraprakisht nga qeveria, me ligjet përkatëse, por edhe me skemat e mbështetjes ekonomike financiare, i paraprijmë disa nga investimeve që janë të domosdoshme, që ky risk të mitigohet dhe kompanitë e sigurimit të kenë interes për t’u futur në këtë treg. Sepse është një treg i hapur, ku interesi duhet të ekzistojë nga kompanitë, por dhe risku të jetë i moderuar”, tha ministrja.

Gjithashtu theksoi Denaj, skemat kombëtare që për të disatin vit rresht shkojnë për fermerin e vogël janë një mbështetje, teksa vuri në dukje se bashkimi i fermerëve do të rrisë aksesin në financim dhe ekonominë e shkallës. Mnistrja ftoi kompanitë e sigurimit të ndërmarrin më shumë risk mbi supe dhe të shikojnë sesi mund ta ndajnë këtë me fermerët.

SHKARKO APP