VIDEO/ Ministrja Koçiu: Okulistika në Durrës me standarde të përmirësuara

Në Poliklinikën e Specialiteteve të saporikonstruktuar në Durrës kabineti i Okulistikës ka në dispozicion për pacientët pajisje të reja dhe moderne si biomikroskopi, autorefraktometri dhe tonometri. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ndau sot në rrjete sociale, pamje nga ky kabinet me pajisje moderne, që iu vjen ndihmë qytetarëve që kanë nevojë shëndetësore.

“Ky investim i ri sjell një standard të përmirësuar në kujdesin për shëndetin e syve, duke i ofruar çdo qytetari shërbim të përkushtuar dhe cilësor”, shkroi Koçiu. Në dhomën e okulistikës është ambienti që është pajisur me aparaturat më bashkëkohore dhe u ofron shërbim të gjithë banorët e qytetit të Durrësit.

Aparatura më bashkëkohore që mat tensionin e syrit, vjen për herë të parë i instaluar në këtë klinikë. Me këtë aparat mundësia për të infektuar syrin është zero, ndërsa kutia e lenteve shërben për të matur numrin e syzeve dhe është një pajisje e re bashkëkohore. Aparati i biomikroskopit realizon kontrollin e të gjitha problematikave që ka syri.

SHKARKO APP