VIDEO/ Momentet tragjike që i morën jetën 19-vjeçares

31-vjeçari Xhafer Mata e ka pritur që herët në mëngjes ish-të dashurën e tij pranë shtëpisë së saj. Kur 19-vjeçarja Xhuljeta Çuni u nis për në provimin e maturës, ai e ndali në rrugë.

Në disa pamje të fiksuara nga kamerat e sigurisë që janë pjesë e dosjes së grupit hetimor të siguruara nga Tv Klan, hidhet më shumë dritë mbi vrasjen e dysfishtë në zonën e “Don Boskos” në kryeqytet mëngjesin e së premtes.

Është ora 08:13 minuta e mëngjesit, por ora e kamerave të sigurisë ka një gabim prej një ore me vonesë. Duket se gjithçka është e qetë. Te lulishtja shihet një vajzë e veshur me të zeza që shpejt hidhet në të djathtë të rrugës. Kjo është pikërisht maturantja e gjimnazit “Qemal Stafa”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas saj, i veshur me të kuqe e ndjek me vrap 31-vjeçari Xhafer Mata. Ai e arrin në anën tjetër të rrugës ku nis debati mes tyre.

Swiss Digital Mobile Reklama

Debati ka tërhequr edhe vëmendjen e kalimtarëve. Më pas shihet se njerëzit lëvizin në mënyrë kaotike pasi Xhafer Mata ka qëlluar ndaj vajzës së re. Pasi krimit ai shihet teksa bën lëvizje kaotike në trotuar.

Pasi afrohet tek një lokal pranë vendit të ngjarjes, ai ka qëndruar pak momente por është i rrethuar nga policia. Në këtë lulishte 31-vjeçari qëlloi veten.

Në pak momente aty mblidhen dhjetra njerëz, ndërsa policia vendos shenja kufizuese me shirit për të penguar hyrjen e njerzve në vendin  e ngjarjes. / Tv Klan

Momentet tragjike qe i moren jeten 18-vjeçares

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?