VIDEO/ Momenti kur Antonela dhe e motra god@sin Klean e cila po konsumonte ushqim, ishin ”të fshehura” pas kapeleve

Pas bujës që mori ngjarja, sot në mediat sociale janë publikuar edhe pamjet e momentit kur motrat Antonela dhe Mariela Berishaj dhunojnë barbariasht Klea Prengën mbrëmjen e 6 gushtit 2024. Ngjarja ndodh në një lokal luksoz tek ”Kodra e Diellit” në Tiranë. Në pamjet duken motrat Antonela dhe Mariela Berisha, të veshura sport teksa futen në ambientetit e restorantit.

Sapo futen në lokal, Mariela Berisha merr (një gotë ose shishe) qelqi nga një tavolinë dhe godet Prengën. Pas saj shfaqet e motra Antonela, e cila gjithashtu e dhunon vajzën e re. Mes të tria vajzave nis një përleshje, Klea Prenga dëmtohet në fytyrë. Në një çast duket Antonela, që edhe pasi e largojnë merr një send nga një tavolinë dhe tenton të godasë Klean, por e ndalon motra, Mariela.

Disa persona ndërhyjnë në lokal për të ndarë sherrin mes motrave Berisha dhe vajzës së re. Motrat Berisha janë shpallur në kërkim dhe ndaj tyre është ngritur akuza “Plagosje e rëndë me dashje”. Shkak i dhunës barbare që motrat Antonela dhe Mariela Berishaj ushtruan mbi Prengën mendohet se është bërë dyshimi i Marielës se Klea kishte lidhje me bashkëshortin e saj prej të paktën një viti.

 

SHKARKO APP