VIDEO/ Momenti kur terroristi hedh veten para godinës së Ministrisë së Brendshme në Ankara
Një sulm terrorist e ka cilësuar Turqia incidentin e ndodhur mëngjesin e kësaj të diele para godinës së Ministrisë së Brendshme, ku një person hodhi veten në erë dhe një tjetër u neutralizua nga forcat e sigurisë. Ministri i Brendshëm, Ali Yerlikaya ka sqaruar se ka pasur shkëmbim zjarri me dy terroristët.
Sipas mediave turke, njëri nga terroristët kreu një sulm me armë me rreze të gjatë dhe më pas hodhi veten në erë. Tjetri po ashtu ka qëlluar me të njëjtin tip arme por është neutralizuar nga rojet e sigurisë.
Terroristin e neutralizuar është i pajisur me bombë, e cila do të çaktivizohet për t’u shpërthyer në mënyrë të kontrolluar nga xhenierët e policisë turke.
KOHA JONË SONDAZH

