VIDEO/ Morën peng një 22-vjeçar, tre në pranga në Kavajë! Momenti kur fusin të riun me zor në makinë

Vëllezërit Kristi e Enea Dilo dhe Xhuljano Diko, kanë rënë në prangat e Policisë së Kavajës, pasi kanë rrëmbyer një 22-vjeçar. Motivet që i çuan dy vëllezërit që të rrëmbenin 22-vjeçarin, ishte pasi ky i fundit dyshohet se ka mashtruar dy vëllezërit për t’i shitur një automjet të marrë me qira në vlerën 4 mijë euro.

Në videon e ndarë nga policia, shihet momenti kur dy vëllezërit dhe i riu zbresin nga makina dhe marrin peng 22-vjeçarin, Renaldo Shala. E fusin atë në makinë dhe më pas largohen. Rrëmbimi ka zgajtur disa minuta, ndërsa tre të rinjtë kanë dhunuar edhe 22-vjeçarin Xh.D.

Tre të rinjtë pretendojnë se 22-vjeçari kishte mashtruar Renaldo Shalën për t’i shitur një automjet me vlerë 4000 euro, të cilin e kishte marrë me qira, nga shtetasit K.D dhe E.D.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?