VIDEO/ Mosbindja civile, Noka nuk përmbahet dhe godet efektivin e policisë
Tensionet nuk po mungojnë gjatë protestës së opozitës edhe tek ”Rruga e Elbasanit”. Policia e Shtetit po tenton të shpërndajë protestën teksa ka hasur në përplasjen e Flamur Nokës dhe protestuesve të tjerë. Noka ka shtyrë disa prej policëve, teksa ka qëlluar njërin prej efektivëve me grusht. Më herët aty ishte dhe Sali Berisha por me një grup të vogël u zhvendosën te Bashkia e Tiranës. ”Nuk të pyes ty as ministrin tënd, as Edi Ramën. Do më tregosh mua ti?”, i ka thënë Noka njërit prej efektivëve të policisë.