VIDEO/ “Motër q**, lirojeni!”, të afërmit shpërthejnë në thirrje jashtë gjykatës në Pogradec, lihet në burg 18-vjeçari që kundërshtoi policët. Nëna në lot: Ishin civilë, na hynë në shtëpi e na kanë tërhequr zvarrë

Gjykata e Pogradecit ka lënë në burg 18-vjeçarin Firdeus Berberi, i cili u arrestua pak ditë më parë me akuzën e kundërshtimit të punonjësve të policisë.

Sipas policisë 18-vjeçari brenda banesës së tij kishte përshtatur një ambient si lokal dhe së bashku me 2 persona të tjerë festuan një ditëlindje duke shkelur rregullat e karantinës. Para mjediseve të gjykatës këtë të martë, pati tensione mes familjarëve dhe policisë, teksa 19-vjeçari ishte duke dale nga gjyqi.

Nëna e 18-vjeçarit thotë se djali dhe dy shokët nuk po festonin në lokal, siç thuhet në njoftimin e policisë por në banesë. Sipas saj, policët ishin të veshur civilë dhe nuk iu paraqitën autorizim për kontroll në banesë.

“Më kanë ardhur në shtëpi, ma kanë marrë djalin pa të drejtë. Ka qenë brenda në shtëpi duke festuar. Kemi qenë 3 veta. Ka thirrur policia, njëri ka qenë civil. Është hapur dera dhe djali ka thënë çfarë kërkoni. I ka thënë ai po zhurmë, i ka thënë djali ok do qetësohemi s’do bëjmë më zhurmë. Ka ardhur e ka shtyrë dhe ka bërë foto. Personi që ka ardhur dhe ka bërë foto ka qenë civil. Kur ka bërë foto i ka thënë djali s’ke të drejtë të bësh foto në shtëpinë time. Kjo është shtëpi. Nuk është lokal, është shtëpi. Mund të vini ta verifikoni. Jo, jo nuk është dhunuar. Kemi qenë aty. Kam vajtur, kam nxjerrë djalin duke menduar që ka problem tjetër, e kam shtyrë të ngjitej lartë në dhomë. Unë kam qenë tek dera bashkë me policët. Në moment ai ka hyrë nga krahu tjetër, civil dhe tek pull që nuk lejohet. Policia ka qenë nga dera para, ai ka hyrë nga dera mbrapa. Kur ka hyrë nga dera mbrapa i ka dalë djali para. E ka shqyer derën. Ai i pari ka goditur djalin. Dhe djali ka reaguar. Edhe djali ka shenja. Nuk kemi kërkuar asnjë ekspertizë. Policia nuk ka pasur as autorizim. Thika e tortës që kam prerë ka qenë mbi tavolinë e asgjëkundi tjetër. Kanë marrë kot, nuk kanë prova. Vetëm ky është mbajtur, nuk e di pse është mbajtur. Është 18 vjeç. Ju lutem shtetit, të zgjidhet sepse po mbahen njerëzit pa të drejtë. Të vijnë të dhunojnë në shtëpi pa të drejtë. Na kanë marrë zvarrë. Na kanë tërhequr. Dhe unë po të vete tek spitali kam shenja dhunë në shpinë nga ai që ishte civil. Unë të mbrohem nga shteti. Kërkoj të zgjidhet. Janë thyer xhamat, janë thyer dyert”, tha nëna dhe babai i adoleshentit.

SHKARKO APP