VIDEO/ “Na vrave mo”-Momente tensioni në Pogradec, polici i nxjerr armën qytetarëve
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar në faqen e tij të ‘Facebook’-ut një video ku shihet se si një automjet, me disa persona brenda ndalohet nga policia, ku njëri nga efektivët ka pistoletën në dorë.
Sipas qytetarit dixhital, ngjarja ka ndodhur në Pogradec, ndërsa shton se polici edhe pse ata nuk kishin kryer asnjë vepër penale u kishte armën. Në video dëgjohet një nga personat brenda na makinë që i thotë policit; na vrave mo, na vrave’, ndërsa një tjetër i del para për ta qetësuar.
DENONCIMI TE BERISHA
Shikoni si sillet ne mes te qytetit narkoterroristi me uniforme, fytyra e vertet e narkoshtetit!
Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e qytetarit dixhital. sb
“I nderuar zoti berisha.shiko policia e krimit ne qytetitn e pogradecit si i nxjere armen qytetarit pa pasur asnje lloj precedenti apo kryerjen e nje vepre penale.thjesht per arsye kaprico te nje polici femij te shtetit te narkotrafikut

Me pas e ka ndjekur polici me vrap dhe i ka vene pistoleten ne koke kamerat e rrugeve disponojn pamja me te qarta.Ju lutem zoti berisha beheni publiku sec cben nje polic i papergjegjshem”
KOHA JONË SONDAZH

