VIDEO/ Ndryshimi i kufijve të Ballkanit, Rama pranon “non paper” për “Der Standard”

Në një artikull kushtuar dokumentit jo-zyrtar të ndryshimit të kufijve në Ballkanin Perëndimor, gazeta austriake ‘Der Standard’ citon kryeministrin shqiptar Edi Rama, i cili ka deklaruar ta ketë parë non-paper-in dhe hartën me ndryshimet e propozuara të kufijve.

Der Standard shkruan më tej se vet Rama, së bashku me Vuçiç, miratuan vizatimin e kufijve përgjatë vijave etnike midis Kosovës dhe Serbisë tre vjet më pare.

Nga SYRI TV

‘Kryeministri, Edi Rama, së bashku me Presidentin serb, Aleksandër Vuçiç dhe lobistët, miratuan vizatimin e kufijve përgjatë vijave etnike midis Kosovës dhe Serbisë.’ Kështu shkruan gazeta austriake ‘Der Standard’, që i ka kushtuar një artikull dokumenteve jo-zyrtare, lidhur me ndryshimin e kufijve të Ballkanit Perëndimor.

Gazeta citon kryeministrin Edi Rama, i cili ka deklaruar se e ka parë non-paper dhe hartën me ndryshimet e propozuara të kufijve, ndonëse kryeministri slloven, Janez Jansa I cili dyshohet të ketë hartuar dokumentin jo zyrtar, e ka mohuar që qeveria sllovene të jetë autore e këtij dokumenti.

‘Kryeministri Slloven Janez Jansa u emërua nga disa media si autori i kësaj letre, përmbajtja e së cilës u refuzua menjëherë nga BE dhe politikanë të rëndësishëm në Gjermani. Çështja mbetet e paqartë. Të tjerët tashmë e kanë konfirmuar ekzistencën e kësaj letre.

Kryeministri shqiptar Edi Rama i tha medias shqiptare se ai kishte parë letrën jo-zyrtare dhe hartën me ndryshimet e propozuara të kufirit. Vet Rama, së bashku me Vuçiç dhe lobistë, miratuan vizatimin e kufijve përgjatë vijave etnike midis Kosovës dhe Serbisë tre vjet më parë’, shkruhet në gazetën austriake.

‘Der Standard’ shkruan më tej se në bazë të non-paper parashikohet njohja reciproke Kosovë-Serbi dhe ndryshim i kufijve, në të kundërt Vuçiç nuk do ta njihte Kosovën si shtet të pavarur.

‘Sipas një dokumenti të ri jozyrtar, veriut të Kosovës do t’i jepet autonomi. Bëhet fjalë për njohjen reciproke të Kosovës dhe Serbisë si shtete sovrane duke ruajtur integritetin e tyre territorial. Një marrëveshje do të arrihet deri në shkurt të vitit 2022.

Në të kaluarën, presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha se ai nuk do të pajtohej me njohjen e Kosovës nga Serbia pa ndryshime kufijsh. Vuçiç u përpoq tre vjet më pare, me mbështetjen e disa lobistëve, të shtynte propozimin e ndryshimeve të kufijve përgjatë vijave etnike. Prandaj, ai dëshironte që Kosova veriore t’i jepej Serbisë. Gjermania e kishte kundërshtuar atë’, shkruan gazeta.

Pak ditë më parë, eurodeputeti austriak, Lukas Mandli deklaroi se ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka qenë në favor të ndryshimit të kufijve.

SHKARKO APP