VIDEO/ “Në 2014 Rama dhe Veliaj më hoqën nga puna në Bashki”, gafa epike e militantit të PD në takimin me Berishën

Dështon takimi i Sali Berishës me militantë të PD që pretendonin se janë larguar nga puna nga qeveria socialiste. Ironia e takimit e arriti kulmin kur të ftuarit nga stafi i Berishës janë ankuar se në fakt ai që i ka larguar nga puna në vitin 2014 ishte Lulzim Basha, atëherë kryetar i Bashkisë së Tiranës.

Një prej demokratëve akuzoi fillimisht Ramën dhe Veliajn se e kishin hequr nga puna në vitin 2014 nga Bashkia e Tiranës. Por në fakt, në atë kohë, Bashkia e Tiranës drejtohej nga Lulzim Basha dhe Partia Demokratike, ndërsa Veliaj e mori drejtimin vetëm në vitin 2015. Mbështetësi i Berishës tha se më 13 tetor 2014 nga Bashkia e Tiranës u hoqën brenda ditës 308 nëpunës civilë, sipas tij nga PS.

Por bashkinë e kishte PD!

“Sot në këtë sallë sjell nëpër mend datën 13 tetor të vitti 2014. Unë kam punuar në Bashkinë e Tiranës, Kryeinspektor i auditit të Bashkisë së Tiranës. Më datë 13 tetor të atij viti, 308 nënpunës civilë të Bashkisë Tiranës u ka ardhur urdhri i largimit nga puna. Gjithsej Bashkia në atë periudhë ka pasur 525 nënpunës civilë. Nga këta 525, pothuaj 308 janë hequr për një ditë. Na kanë ardhur letrat pothuajse më të njëjtin motivacion pavarësisht nga pozicionet e punës që kishim. I përkthyer motivacioni nëqoftëse më lejoni në formë shakaje, ishte “Agjitacion dhe propagandë kundër regjimit neokomunist të Edi Ramës dhe të vasalit të tij që sot asht në Bashkinë e Tiranës”, tha qytetari.

Por e verteta mbetet se ishte Lulzim Basha kryebashkiak e jo Erion Veliaj. Pra u ankuan se na hoqi PS-ja, kur ishte PD në Bashki!

 

SHKARKO APP