VIDEO/ Në pranga 3 persona, lëviznin me armë dhe municion luftarak

Në prangat e Policisë së Shtetit, kanë rënë tre persona, pas disa kontrolleve të befasishme nga Forcat Operacionale dhe Shqiponja.

Një 38-vjeçar me precedentë të theksuar kriminal në fushën e krimeve kundër personit dhe armëmbajtes pa leje është vënë në pranga, pasi qarkullonte me armë zjarri pistoletë me mulli dhe municion luftarak.

Leonard Gjeli po udhëtonte me automjetin e tij “Audi” nga Luzi për në qendër të Fushë Krujës, ku 28-vjeçari Xh.Ç ishte pasagjer, i cili gjithashtu u arrestua.

Në Shkodër u arrestua 33-vjeçari S.M që qarkullonte me armë zjarri dhe municion luftarak, me automjet. Gjatë kontrolleve të befasishme në të gjithë vendin, janë shoqëruar dhjetëra persona me precedentë kriminal për verifikim.

SHKARKO APP