VIDEO/ Në Thumanë nisin reshjet e shiut, vështirësohet gjendja në çadra, disa banorë nisen drejt Lezhës

Reshjet e shiut në Thumane po e bëjnë situatën e banorëve në çadra më të vështirë. Disa familje pritet që të largohen në qytetin e Lezhës, ndërkohë që një shofër ka vënë në dispozicion mjete transporti.

Disa familjekanë preferuar të largohen ndërkohë që pjesa më e madhe nuk kanë lëvizur. Ajo çka ato presin është një lajm pozitiv dhe pyesin nëse do tu rindërtohen banesat.

Thumana është më e prekura nga kjo fatkeqësi natyrore, ndërkohë që shumë banesa janë shkatërruar dhe banorët e kalojnë natën jahstë nga frika e lëkundjeve të tjera.

Në Thumanë nisin reshjet e shiut, vështirësohet gjendja në çadra

SHKARKO APP