Video nga Unaza e Re/ Banorët, Ramës: Do të tërheqim zvarrë, e ke mbushur kupën

Banorët e zonës së “Astirit” në Tranë banesat e të cilëve preken nga projekti i dyshimtë i zgjerimit të Unazës së Madhe kërkojnë që të dëmshpërblehen 100% në vlerën e tregut për pronat e tyre, ndërkohë që kërkojnë dhe anulimin e projektit.

Me thirrjet: “Poshtë diktatura”, “Qeveri hajdute”, “Rama ik”, “Unaza e Bashkuar ka për të fituar”, “Shtëpitë tona janë me gjak”, “Poshtë projekti”, banorët në fjalë kanë bllokuar rrugën duke ripohuar se nuk do të heqin dorë nga qëndrimi i tyre, deri në momentin e anulimit të projektit “Unaza e Madhe”.

Ata i kanë bërë të qartë kryeministrit Rama se nuk do të tërhiqen kurrë nga kauza e tyre deri sa të anulohet ky projekt deri në fund.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërsa e kanë paralajmëruar se do ta tërheqin zvarrë kryeministrin pasi e kanë mbushur kupën.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Do të vijmë tërheqim zvarrë, e ke mbushur kupën”, thanë banorët.

Në ditën e 75-të të kësaj proteste ata bëjnë thirrje për bashkim sepse sipas tyre, Edi Rama ka instaluar diktaturën dhe për këtë ata ftojnë qytetarët shqiptarë që ti thonë njëherë e mirë boll më atij.

“Edi Rama, tërhiqu sa nuk është vonë sepse po nxit vëlla-vrasjen midis njëri-tjetrit, miidis qytetarëve dhe policisë, ndaj tërhiq policinë, tërhiq projektin, tërhiqu edhe ti nga qeveria sepse po i paraprin një fatkeqësie edhe më të madhe. Ne nuk kemi dalë nga qejfi këtu, s’kemi kohë për të humbur rrugëve. Ne nuk jemi zaptues, ne jemi në shtëpitë tona të ndërtuara me gjak, ti je zaptues,” – është shprehur njëra nga protestueset.

https://www.facebook.com/partiademokratike/videos/277170946309934/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?