VIDEO/ Ngec ambulanca tek Spitali i Traumës, ja momenti kur punonjësit e shtyjnë për ta ndezur
Një moment i pa këndshëm ka ndodhur tek spitali i Traumës në Tiranë teksa një ambulancë që transporton pacientë nuk po ndizej.
BalkanWeb siguron një video amatore teksa ambulanca nuk po ndizej prej problemeve teknike dhe dy punonjës e shtynin për ta ndezur.
Në një kohë kur vendi ka nevojë më shumë se kurrë për pajisje mjekësore, infrastrukturë e logjistikë, në një spital të rëndësishëm të Tiranës ambulanca hap probleme dhe duhet të shtyhet për të rifunksionuar.