Video/ Nora Malaj: Nata dhe njerëzit e pastrehë! Ka ardhur koha jo e rrotacionit, por e ndryshimit radikal

Ish-deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Nora Malaj teksa publikon një video denoncuese të situatës së të pastrehëve në Shqipëri thekson se nuk është koha për të heshtur.

Reagimi i Nora Malajt

Nata dhe njerëzit e pastrehë!

Teksa nata bie, jo të gjithë kanë një strehë ku të fusin kokën. Ata janë të moshuar, burra e gra, djem e vajza që kërkojnë të dëgjohen e ndihmohen.

Ndiqeni videon për të kuptuar se këta qytetarë janë te braktisur nga qeveria e tyre ne shtëpinë e tyre…

“Një shoqëri delesh me kohë lind një qeveri ujqërish” (Bertrand de Jouvenel)

Tashmë nuk është koha për të heshtur , por për të folur, për të rrëfyer dhimbjet e njerëzve që në këtë natë kanë vetëm qiellin mbi kokë dhe gjumin nuk guxojnë ta bëjnë…

Ky popull nuk meriton të trajtohet kështu ..

Ka ardhur koha jo e rrotacionit, por e ndryshimit radikal, për të ndërtuar shtetin e së drejtës, që mos t’i mohojë qytetarit të tij, të drejtën e jetës, të arsimit, të punësimit, si të drejta bazë të njerëzimit!

Qeveria braktis qytetarët.

Familjet në kushte mbijetese.

Shikojini kushtet e jetesës dhe varfërinë në Manëz, Durrës.

RED Story ⭕️

Rinia E Durrësit

https://www.facebook.com/nora.malaj.79/posts/2994616300644748

 

SHKARKO APP