VIDEO/ ”Nuk marrim asgjë nga Italia”, Arjan Konomi: Qeveria Rama do fitojë 100 milionë euro për refugjatët
Pas marrëveshjes me Italinë për ngritjen e kampit të refugjatëve në vendin tonë, kryeministri Edi Rama thotë se nuk fshihet asnjë përfitim tjetër përveç atij për të ndihmuar fqinjin.
Por opinionisti i njohur, Arjan Konomi thotë se në mediat italiane ka dalë lajmi që qeveria do të përfitojë 100 milionë euro, vetëm për pranimin e tyre.
”100 milionë € në vit për shpenzime të ndryshme. (kjo shifer nuk përfshin mbarëvajtjen e kampeve, të cilën e ka Italia si kosto direkte. Ndryshe do qeveria jonë do t’i kishte lënë pa ngënë e palarë). Kontrata është 5-vjeçare (e rinovueshme per 5 vjet të tjera) dhe mbahet sekret e spekullohet jo 2 apo 3 vjet”,-shkruan Konomi.