VIDEO/ Nuk ndalen shoferët, “fluturojnë” nëpër rrugët e Tiranës
Është bërë e zakonshme që çdo fundjavë, dhjetëra shoferë të ndëshkohen nga policia.
Disa janë të pirë në timon, disa të tjerë nuk respektojnë rregullat e disa të tjerë ‘fluturojnë’ në rrugë me makinat e tyre.
Edhe mbrëmja e djeshme dhe orët e para të ditës së sotme kanë qenë të njëjta.
‘Edhe pse patrullat e Policisë Rrugore janë thuajse kudo në rrugët urbane dhe interurbane të kryeqytetit, përsëri ka drejtues mjetesh të cilët pa asnjë arsye, tejkalojnë normat e shpejtësisë’, thotë policia rrugore me një postim në faqen në Facebook.
Disa drejtues mjetesh janë kapur nën efektin e pijeve alkoolike duke rrezikuar jetët e tyre dhe shoferëve të tjerë.
KOHA JONË SONDAZH

