VIDEO/ Operacioni Forca e Ligjit, ja çfarë mendojnë deputetët e opozitës parlamentare

Disa nga deputetët e opozitës parlamentare janë tepër kritik me paketën e qeverisë të ashtu-quajturën “Anti-KÇK’ për të cilën janë shprehur se dfuhej të kishte nisur nga kupola drejtuese.

Myslim Murrizi dhe Lefter Maliqi thonë se është propagandë e kryeministrit dhe prish ekuilibrat e reformës në drejtsi.

Murrizi: Është njëfar demagogjie dhe prish ekulibrat e reformës së drejtësisë së propaganduar. Unë nuk mund të hedh në erë reformën në drejtësi, nëse kjo reformë ka dështuar dhe duhen ligjen enkas, hajde ti shikojmë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Maliqi: Ligji i KÇK është një shkelje e rëndë kushtetuese. Çdo akt tjetër duhet të fillojë nga kupola, nga kryeministri që është kreu i KÇK.

Swiss Digital Mobile Reklama

Më i butë ka qenë në deklaratën e tij deputeti Nimet Musai: Unë e shikoj kohë shumë të shtrënguar për 48 orë dorëzimi i formularëve, për çdo gjë që do të shkojë në të mirë të sShqipërisë do të ketë përkrahjen tonë.

Një koment e ka dhënë edhe deputeti socialist, Musa Ulqini i cili shprehet se opozita dhe analistët shikojnë gjërta e këqija të operacionin Forca e Ligjit.

“Kjo nismë prek një pjesë shumë të madhe. Kanë ndërtuar shumë pikëpyetje pa e parë ende efektet. Mendoj se duhet parë dhe duhet studiuar. Një pjesë e opozitës dhe analistëve kanë parë vetëm gjërat e këqija”. /Faxweb.al

Opozita parlamentare skeptike per paketen e anti KÇK-ne

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?